Skip to content
ALBO.GG
Back to News
FUT Esports rikthehet në aksion me një ndryshim në formacion

FUT Esports rikthehet në aksion me një ndryshim në formacion

Pas një periudhe pa gara, FUT Esports rikthehet në server për PGL Masters Bucharest, që nis më 24 tetor.

Kjo do të jetë paraqitja e parë e skuadrës me transferimin e ri, Álvaro “SunPayus” García, i cili vjen nga G2 Esports dhe zë vendin e cmtry në formacionin titullar.

Vëmendja jonë do të jetë edhe te kosovari Krabeni, i cili vazhdon të jetë pjesë e skuadrës dhe të udhëheqë ekipin si IGL.

Mbetet të shihet si do të përshtatet SunPayus me bashkëlojtarët e rinj dhe çfarë paraqitjeje do të bëjë FUT në rikthimin e saj në skenën konkurruese.

Share